Protestat, Vasili: Ata që thyenin dyqanet te Rruga e Durrësit nuk flisnin shqip me njëri-tjetrit

Nga A2 CNN
22 Tetor 2026, 20:51 | Aktualitet

Aktori Laert Vasili pretendon se protestuesit që kanë kryer akte dhune dhe vandalizmi në Rrugën e Durrësit nuk flisnin shqip me njëri-tjetrit.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Vasili iu referua pohimeve të një familjari të tij me banim në Rrugën e Durrësit, që ka qenë dëshmitar në vendngjarje.

Vasili bëri një dallim mes 140 ditëve protestë të "flamingove" dhe 10 ditëve të protestave të fundit nga studentët dhe gjimnazistët, duke u shprehur se nuk janë të njëjtët njerëz. 

“Këto 140 ditë protestë nuk përkojnë me 10 ditët e tjera, nuk janë të njëjtët njerëz. E thashë dhe do ta rithem, një familjar i imi që e ka shtëpinë në Rrugën e Durrësit në katin e parë, kur po thyhej dyqani kishte dalë në shqetësim dhe dëgjonte që ata që po thyenin nuk flisnin shqip. E dini si përçahet një komb?! Nuk flisnin shqip me njëri-tjetrin. Ky është pohim, s’është aludim, as alibi. Me statistika janë policë më shumë të dëmtuar që janë edhe ata bij nënash”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos