“Putin e Zelensky urrehen”, Trump kritikon Evropën për sanksionet ndaj Rusisë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 07:35 | Bota

“Putin e Zelensky urrehen”, Trump kritikon Evropën për

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky "e urrejnë njëri-tjetrin aq shumë saqë nuk janë në gjendje të flasin mes tyre".

Ai e tha këtë gjatë një deklarate për gazetarët, duke komentuar mundësinë e një takimi të përbashkët.

Në një tjetër deklaratë, Trump kritikoi edhe sanksionet e vendosura nga Evropa ndaj Rusisë, duke thënë se ato nuk janë mjaftueshëm të forta. Ai kërkoi që vendet aleate të NATO-s të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia dhe të vendosin tarifa ndaj Kinës.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi forcat ukrainase për dëmet që po i shkaktojnë Rusisë në fronte të ndryshme, përfshirë sulmet në territorin rus me rreze të gjatë.

Zelensky tha se mënyra më efektive për të ndëshkuar Rusinë është goditja e industrisë së saj të naftës, duke i quajtur zjarret në rafineritë dhe depot e naftës si sanksionet më të shpejta dhe më të efektshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos