Raketa Tomahawk në Ukrainë? Vance: Vendimin final do ta marrë Presidenti Trump

Nga Rosalba Bejdo
1 Tetor 2025, 22:34 | Bota

Ukraina do të jetë një tjetër çështje e rëndësishme që do të diskutohet në Samitin e Kopenhagës, ku janë mbledhur udhëheqësit europianë.

Ata do të trajtojnë dy çështje kyçe: si të vijojnë financimet për shtetin në luftë për ta ndihmuar të mbrohet kundër Rusisë dhe si të ruajë momentumin në procesin e anëtarësimit.

Ukraina po përballet me intensifikim të sulmeve ruse, ku vazhdimisht po shënjestrohet edhe Kievi, me pasojë vdekjen e civilëve, shkruan A2.

Përballë mungesës së vullnetit të Putinit për të pranuar një armëpushim, Trump duket se ka humbur durimin dhe po sinjalizon ndryshim të qasjes. Madje ai po konsideron të kalojë një tjetër vijë të kuqe për Shtetet e Bashkuara, duke i siguruar Ukrainës raketat me rreze të gjatë Tomahawk.

Presidenti Zelensky i ka kërkuar Uashingtionit t’ia shesë raketat europianëve dhe ato më vonë t’ia japin Ukrainës.

Në një prononcim pak ditë më parë, zëvendespresidenti amerikan JD Vance tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë do të merrte vendimin final nëse do të lejonte një marrëveshje të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos