
Foto ilustruese
Flotilja me ndihma për Gazën pritet të kapet nga marina izraelite brenda një ore, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Po ashtu, Reuters shton se ata kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në bord, për shkak të situatës në fjalë.
Ky zhvillim vjen ndërsa gati 50 anije vazhdojnë afrimin e tyre drejt bregdetit të Gazës, shkruan A2 CNN.
Në bord përfshihen aktivistja e klimës Greta Thunberg, ish-kryetarja e bashkisë së Barcelonës dhe nipi i Nelson Mandelës, si dhe anëtarë të Parlamentit Evropian.
Analisti i mbrojtjes i Sky News, Michael Clarke, tha se një përgjim izraelit ka të ngjarë të ndodhë këtë mbrëmje ose gjatë natës.
Kujtojmë se izraeli vendosi një bllokadë ndaj Gazës pasi Hamasi mori kontrollin e enklavës bregdetare në vitin 2007 dhe që atëherë ka bllokuar përpjekje të shumta për të arritur në Gaza, përfshirë një anije në vitin 2010 nga forcat e saj speciale, në të cilën u vranë të paktën nëntë aktivistë turq.
Izraeli argumenton se bllokada është e nevojshme për të ndaluar kontrabandën e armëve drejt Hamasit dhe e quajti përpjekjen e mëparshme të Thunberg për të arritur në Gaza një marifet propagandistik në mbështetje të Hamasit. (A2 Televizion)