Rasti i çuditshëm i burrit që u vaksinua kundër Covid 217 herë në 29 muaj

Nga A2 CNN
6 Mars 2024, 19:59 | Bota

Rasti i çuditshëm i burrit që u vaksinua kundër Covid 217

Një 62-vjeçar gjerman u vaksinua 217 herë kundër Covid-it gjatë një periudhe 29-mujore. Burri, i cili sipas studiuesve është "personi më i vaksinuar në histori", nuk raportoi asnjë efekt anësor për shkak të administrimit. Për këtë ka folur edhe revista “The Lancet Infectious Diseases”, për të cilën studiuesit që ndoqën rastin, thanë se sistemi imunitar i 62-vjeçarit po punon ende me shpejtësi të plotë.

Sipas studiuesve trupi i tij nuk tregoi shenja lodhjeje, vaksina e 217-të, rriti numrin e tij të antitrupave Covid. Për më tepër, ai kurrë nuk doli pozitiv me Covid dhe nuk tregoi shenja të infeksionit të mëparshëm.   

Ai iu nënshtrua vullnetarisht injeksioneve të shumta kundër të gjitha këshillave mjekësore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë që të mos nxirren përfundime afatgjata nga ky rast i vetëm.

62-vjeçari, me origjinë nga qyteti qendror i Gjermanisë, Magdeburg, tërhoqi fillimisht vëmendjen e studiuesve pas disa artikujve në gazeta. Pas kwsaj ata e kanw kontaktuar dhe e ftuan t’i nënshtrohet analizave të ndryshme. 

Rasti u ofroi studiuesve mundësinë shumë të rrallë për të studiuar të ashtuquajturin "hipervaksinim". Disa shkencëtarë kanë teorizuar se pas kaq shumë vaksinimeve, qelizat imune të trupit do të bëheshin më pak efektive pasi të mësoheshin me antigjenet. Por ky nuk ishte rasti për gjermanin. Sipas studiuesve, burri kishte "përqendrime dukshëm më të larta" të qelizave imune dhe antitrupave kundër virusit Covid sesa një grup kontrolli prej tre personash që kishin marrë tre vaksinat e rekomanduara.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos