Rebelët Houthi rrëmbejnë anijen në Detin e Kuq, Izraeli: Akt terrorist nga Irani

Nga Rosalba Bejdo
20 Nëntor 2023, 11:49 | Bota

Rebelët Houthi rrëmbejnë anijen në Detin e Kuq, Izraeli: Akt

Rebelët Huthi, një grup i mbështetur nga Irani në Jemen, rrëmbyen një anije mallrash në jug të Detit të Kuq, të cilën siç thonë e kanë dërguar në portin e Jemenit.

Po e trajtojmë ekuipazhin e anijes në përputhje me parimet dhe vlerat Islamike”, tha një zëdhënës i grupit ushtarak, teksa pretendoi se anija ishte izraelite.

Ushtria e Tel Avivit bëri me dije se mjeti lundrues ishte rrëmbyer, ndërsa udhëtonte nga Turqia drejt Indisë duke ngritur alarmin se tensionet rajonale për luftën Izrael-Hamas po përhapen edhe në frontin detar.

Në një postim në rrjetet sociale, Izraeli e cilësoi rrëmbimin si një incident shumë të rëndë në nivelin global dhe akt terrorizmi nga Irani.

Megjithatë, sipas Tel Avivit, anija nuk ishte në pronësi të Izraelit, por të Britanisë së Madhe.

Siç thuhej, ajo operohej nga Japonia dhe kishte një ekuipazh prej 25 personash. Irani mohoi përfshirjen në ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos