Republikani i vë shkopin në “rrotat elektrike”, Trump do t’i ofrojë Elon Musk një post në kabinetin e tij

Nga Xhevahir Qardaku
20 Gusht 2024, 09:41 | Bota

Nëse do të zgjidhet president, Donald Trump, do t’i ofrojë Elon Musk një post në qeverinë e tij, ose një rol këshilltari në administratën e tij.

Këtë e konfirmoi vetë kandidati republikan në një intervistë për Reuters. Musk i ka dhënë mbështetjen e tij verbale dhe financiare, por Trump ka premtuar që të eliminojë mbështetjen prej 7500 dollarësh për amerikanët që blejnë automjete elektrike, një vendim që mund të dëmtojë kompaninë Tesla.

“Jam një fans i madh i makina elektrike. Por duhet të jetë një treg shumë i vogël. Automjetet nuk udhëtojnë për shumë kilometra dhe janë të shtrenjta. Kështu që do të heq atë vendim pasi është qesharak.

Nëse njerëzit dëshirojnë të blejnë makina me karburant, duhet të jenë në gjendje ta bëjnë. Çfarë ata kanë bërë me vendimin për automjetet elektrike është dëmtimi i industrisë sonë të automjeteve… Do ta punësoja atë pasi është një njeri shumë i zgjuar. Pata një bisedë të mirë me të dhe siç e dini zgjati thuajse dy orë e gjysmë. Ndoshta e keni dëgjuar dhe ai është një person shumë i zgjuar. Nëse ai do të pranonte sigurisht që do ta kisha në administratë. Është një djalë i shkëlqyer.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos