Rrëzohet aeroplani rus me 50 persona në bord

Nga Erjon Dervishi
24 Korrik 2025, 11:34 | Bota

Një tragjedi ka ndodhur në pjesën lindore të Rusisë. Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me një aeroplan pasagjerësh An-24 e cila mbante rreth 50 persona në lindjen e largët të Rusisë, shkruan A2 CNN. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori rajonal.

Ministria lokale e emergjencave tha se aeroplani, i përdorur nga një linjë ajrore me bazë në Siberi, u zhduk nga ekranet e radarit ndërsa po i afrohej destinacionit të tij, një qytet në kufi me Kinën. Guvernatori rajonal tha se sipas të dhënave paraprake, në bord kishte 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. “Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë vendosur për të kërkuar aeroplanin”, shkroi ai në Telegram.

Ministria e emergjencave e tha se numri i personave në bord ishte disi më i ulët, në rreth 40. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos