Zbardhen 3 vjedhje, arrestohen 3 persona në dy operacione policore

Nga A2 CNN
28 Tetor 2026, 11:35 | Kronikë

Zbardhen 3 vjedhje, arrestohen 3 persona në dy operacione policore

Policia e Vlorës ka finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilave janë zbardhur tri vjedhje në biznese dhe lokale, ndërsa janë arrestuar tre persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Në lidhje me vjedhjet, janë arrestuar shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim M. L., 38 vjeç. Të tre dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të kryera në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”.

Në kuadër të operacionit të dytë, është kapur dhe arrestuar shtetasi A. J., 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr. Ai dyshohet se më 8 tetor 2026 ka djegur një mjet pune, miniskrep, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos