Dimër në Kukës, dëborë dhe temperatura deri në -4 gradë, nuk raportohen problematika

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
28 Tetor 2026, 11:46 | Aktualitet

Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor.

Në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit ka pasur reshje dëbore, ndërsa temperaturat në këto zona kanë zbritur deri në -4 gradë Celsius.

Duket se dimri në këto zona tashmë ka trokitur, jo vetëm me temperatura, por edhe me reshje. Dëbora e parë e këtij sezoni ka prekur bjeshkët e Gjalicës, ato të Tropojës dhe Shishtavecit.

Ndërsa në zonat më të ulëta të qarkut, si në qytetin e Kukësit, në Krumë dhe Bajram Curri, reshjet kanë qenë në formë të shiut, por me temperatura dimërore. Edhe pse një dimër i parakohshëm, në këto zona nuk janë raportuar problematika. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos