Pas Topit të Artë, Bayren ka gati kontratën e re për Harry Kane

Nga Dea Kozma
28 Tetor 2026, 10:55 | Futboll

Harry Kane po përjeton një nga momentet më të rëndësishme të karrierës. Pasi u shpall futbollisti më i mirë në botë, e ardhmja e tij duket se do të vazhdojë të jetë e lidhur me Mynihun. Bayern ka nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës dhe synimi është që kapiteni i Anglisë të qëndrojë në skuadër deri në verën e vitit 2029.

Kane iu bashkua gjigantit gjerman në verën e vitit 2023, pas një karriere të gjatë te Tottenham, dhe tashmë është kthyer në një nga figurat kryesore të projektit bavarez. Golat, vazhdimësia dhe ndikimi i tij në lojën e skuadrës e kanë bindur klubin se ai mbetet një element thelbësor, pavarësisht moshës.

Një vlerësim që vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me fanellën e Bayern Munich. Kane realizoi 73 gola në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit 2025-2026, duke ndihmuar bavarezët të fitonin tituj të rëndësishëm dhe duke konfirmuar statusin e tij si një prej sulmuesve më vendimtarë të futbollit europian.

Në moshën 33-vjeçare, Harry Kane ka arritur të fitojë trofeun individual më prestigjioz të futbollit, ndërsa tani synon të vazhdojë të shkruajë histori me Bayern Munich. Një kontratë e re trevjeçare do t'i jepte mundësinë të qëndronte në nivelet më të larta të futbollit europian edhe për disa sezone të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos