Rrëzohet avioni në veri të Kanadasë, nuk ka të mbijetuar

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 08:03 | Bota

Rrëzohet avioni në veri të Kanadasë, nuk ka të

Një aeroplan i vogël që transportonte minatorët e kompanisë Rio Tinto u rrëzua pranë rajonit të Fort Smith në veriperëndim të Kanadasë, gjatë një fluturimi për në minierën e diamantit Diavik.

Sipas të dhënave paraprake, nuk ka të mbijetuar si pasojë e rrëzimit të avionit, teksa nuk është ende e qarta se sa është numri i viktimave.

Pronari i avionit bëri me dije se në flotën e tij ka dy lloje avionësh BAE, të dy në gjendje të mbajnë 19 pasagjerë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos