Rrëzohet bombarduesi hipersonik rus, motori mori flakë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2024, 15:24 | Bota

Një avion bombardues hipersonik rus, i cili i përkiste Forcave Ajrore ruse është rrezuar në rajonin e Siberisë Juglindore.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë. Incidenti ndodhi gjatë një fluturimi rutinë pak pas orës 22:00, sipas kohës lokale të së enjtes, kur një nga motorët e avionit mori flakë në ajër për shkak të një mosfunksionimi teknik.

Ekuipazhi arriti ta drejtonte avionin që binte larg zonave të banuara, duke u siguruar përfundimisht se nuk kishte viktima civile ose dëmtime në terren. Tre nga katër pjesëtarët e ekuipazhit u gjetën të gjallë ndërsa një ka humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos