Rrëzohet helikopteri në Itali, mes viktimave dhe biznesmeni i proshutave

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2025, 07:30 | Bota

Rrëzohet helikopteri në Itali, mes viktimave dhe biznesmeni i

3 persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Parma të Italisë si pasojë e rrëzimit të një helikopteri.

Sipas të dhënave viktimat janë dy pilotët dhe trashëgimtari i një kompanie mjaft të njohur për prodhimin e sallameve dhe proshutave.

Familja Rovagnati zotëron kështjellën Castelguelfo dhe disa toka përreth. Lorenzo e vizitonte kështjellën pothuajse çdo të mërkurë, duke u larguar me helikopter nga rezidenca e tij në Milano dhe duke u ulur pranë strukturës Parmense.

Lorenzo Rovagnati ishte CEO i biznesit familjar, i themeluar pas Luftës së Dytë Botërore nga Angelo Ferruccio Rovagnati dhe djali i tij Paolo. Kompania u bë e famshme për prodhimin e proshutës 'Gran Biscotto'.

Në vitin 2021, nën udhëheqjen e Lorenzos, Rovagnati hapi objektin e parë të prodhimit jashtë vendit në Vineland, Neë Jersey, duke synuar të ndërthurë cilësinë dhe traditën italiane me shijen amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos