"Rrisim prodhimin e armëve", Rusia forcon frontin në Ukrainë me armatime shtesë

Nga Erjon Dervishi
1 Maj 2024, 14:56 | Bota

Rusia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga operacioni special ushtarak në Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, ka urdhëruar shtimin e ofensivës në lindje të Ukrainës dhe rritjen e vëllimit të prodhimit të armëve për ushtrinë. Direktiva e Shoigu vjen në një kohë kur perëndimorët janë tepër të shqetësuar për avancimin rus dhe mundësinë e dështimit të Kievit.

"Për të ruajtur ritmin e kërkuar të ofensivës është e nevojshme të rritet vëllimi dhe cilësia e armëve dhe pajisjeve ushtarake për të furnizuar trupat tanë, kryesisht armë", tha Sergei Shoigu, ministër i Mbrojtjes së Rusisë.

Ndërkohë, Rusia ka vijuar me sulme raketore kundër Odesës, qyteti-port tepër i lakmuar nga Kremlini. Si pasojë e sulmit, u vranë tre persona dhe u plagosën tre. Lajmin e ka konfirmuar edhe guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper. Zyrtarët lokalë të Odesës bëjnë me dije se sulmet kanë synuar civilët, por Moska e ka mohuar një pretendim të tillë. Ukraina i është kundërpërgjigjur sulmit rus me drone në disa rajone ruse.

Si rezultat janë dëmtuar rafineri nafte dhe dëmtime të tjera infrastrukturore. Zyrtarët e Kievit shënjestrojnë objektet strategjike të Rusisë, pasi sipas tyre shenjëstrimi i infrastrukturës ushtarake, energjetike dhe transportit minon përpjekjet e Moskës për luftë.

Sakaq, vuajtjet njerëzore të ukrainasve nuk kanë fund. Mediat perëndimore flasin për nënën 98-vjeçare nga Ukraina e cila është larguar nga territori i pushtuar dhe ecën çdo dite 10 kilometra, e vetme dhe me pandofla në mënyrë që t’i shpëtojë vdekjes. Lidia Lomikovska ecën me shkop, pa ushqim dhe ujë, me të vetmen shpresë për të shpëtuar nga terrori. Policia ka bërë me dije se Lidia është ribashkuar me familjen e saj.

Rusia, e cila e quan luftën e saj në Ukrainë një operacion të posaçëm ushtarak, kontrollon më pak se një të pestën e territorit të Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos