Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.
Në një deklaratë në faqen zyrtare të Këshillit Evropian është thënë se “Bashkimi Evropian do të shpejtojë mobilizimin e instrumenteve dhe financimeve të nevojshme për të forcuar sigurinë e Bashkimit Evropian dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë”, përcjell A2.
Dokumenti i rënë dakord midis liderëve ka në qendër planet që tejkalojnë kufizimet aktuale në shpenzimet e mbrojtjes.
Liderët gjithashtu ranë dakord që duan të shqyrtojnë planet e paraqitura nga Komisioni Evropian këtë javë për hua deri në 150 miliardë euro për shtetet anëtare.
(A2 Televizion)