"Ka harruar si e pësoi Napoleoni", Putin i përgjigjet Macronit

Nga A2 CNN
6 Mars 2025, 19:20 | Bota

"Ka harruar si e pësoi Napoleoni", Putin i përgjigjet

Vladimir Putin, një ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti Rusinë një kërcënim për Evropën dhe hodhi idenë për të vënë nën mbrojtjen bërthamore të Francës disa shtete evropiane, u përgjigj se "disa njerëz kanë harruar se çfarë ndodhi me Napoleonin".

“Ende ka njerëz që duan të kthehen në kohën e Napoleonit, duke harruar si përfundoi ajo histori”, tha Putin pa përmendur emrin e Macronit, shkruan A2.

Presidenti rus gjithashtu foli edhe për llojin e paqes që duhet vendosur me Ukrainën: “Duhet të zgjedhim një paqe që na përshtatet dhe që do të sigurojë paqen për vendin tonë në afat të gjatë”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënvizoi se “Rusia nuk do të heqë dorë kurrë nga ajo që është e vetja”.

“Gabimi i armiqve tanë është se na nënvlerësuan. Nga kjo nisën të gjitha: nënvlerësimi i karakterit të popullit rus”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos