Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është i hapur për të mbajtur një samit trepalësh në Alaska me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë këtë fundjavë.
Megjithatë, kabineti i presidentit amerikan aktualisht po planifikon një takim dypalësh me Putinin me kërkesën e tij, shtoi zyrtari.
Takimi mes presidenteve Trump e Putin u planifikua te mbahet në Alaska të premten e 15 gushtit, duke thënë se palët, përfshirë Zelenskiy, ishin afër një marrëveshjeje që mund të zgjidhte konfliktin trevjeçar e gjysmë.
Nga ana tjetër, zyrtarët rusë dhe ukrainas nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për komente mbi perspektivat e një takimi trepalësh. (A2 Televizion)