Rusia bombardon me raketa e dronë, 4 të vdekur dhe 12 të plagosur nga sulmet në Ukrainë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2025, 16:37 | Bota

Rusia bombardon me raketa e dronë, 4 të vdekur dhe 12 të plagosur

Katër persona mbetën të vdekur nga një sulm me raketa ruse në qytetin e Poltavës dhe Kharikivit ndërkohë nga shpërthimet mbetën të plagosur 12 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Ekipet e shpëtimit nisën kërkimet për të gjetur të mbijetuar. Ndërkohë ushtria ruse bombardoi përdori dronë kamikaz në verilindje të Kharkivit duke dëmtuar disa ndërtesa.

Forcat ruse bombarduan edhe qendrën historike të portit të Ukrainës në Detin e Zi, Odesa, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke dëmtuar ndërtesa.

Ndërsa lufta kundër Rusisë i afrohet pikës së saj trevjeçare këtë muaj, Moska ka rritur sulmet e saj ajrore në Ukrainë, duke dërguar dhjetëra dronë në sulme pothuajse të përditshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos