Një vit pas nisjes së projektit 23550, Marina Ruse ka vënë në shërbim “Ivan Papanin”, një anije unike që kombinon disa funksione. E emërtuar sipas eksploruesit të njohur të Arktikut, ky mjet i ri detar është projektuar për të garantuar prani ushtarake në rajonet polare dhe për të mbrojtur burimet detare strategjike.
Anija është 114 metra gjatësi, një autonomi prej 70 ditësh dhe mund të përshkojë deri në 10.000 milje detare. Ajo strehon një ekuipazh prej 49 personash dhe është e pajisur me një vend për uljen e helikopterit, i cili mund të pranojë helikopterë apo drone për operacione zbulimi dhe logjistike. Motori i fuqishëm prej 15 MË i jep shpejtësi deri në 18 nyje (33 km/h), ndërsa arma kryesore e saj është topi automatik AK-176MA me kalibër 76,2 mm, shkruan A2 CNN.
Ky zhvillim vjen si pjesë e një strategjie më të gjerë të Moskës për të modernizuar flotën. Përveç tij, Rusia ruan në arsenalin e saj edhe kolosin “Pjotri i Madh”, kruizeri bërthamor më i madh në botë, i cili lëviz falë dy reaktorëve me fuqi prej 100 MË dhe është i pajisur me 20 rampa për raketat Granit.
Po ashtu, Moska po fuqizon nëndetëset bërthamore të klasës Yasen-M, mes tyre “Arkangeli”, që arrin shpejtësinë prej 35 nyjesh falë një reaktori me 43.000 kuaj fuqi.
Me “Ivan Papanin” dhe flotën e re bërthamore, Rusia dërgon një sinjal të qartë: kontrolli i Arktikut dhe oqeaneve është tashmë prioritet ushtarak. (A2 Televizion)