Sindikata e Pedagogëve, solidaritet me studentët

Nga A2 CNN
20 Tetor 2026, 10:25 | Sociale

Sindikata e Pedagogëve, solidaritet me studentët

Paraditen e së martës pedagogët janë grumbulluar në Korpusin Universitar, aty ku kanë vendosur të mbështesin studentët.

Stafet akademike kanë dalë në mbështetje të protestës së studentëve dhe në deklaratën e tyre ata shprehen se janë kundër dhunës që është ushtruar nga policia mbi studentët gjatë këtyre ditëve.

Pedagogët nga universitete të ndryshme të Tiranës do të nisin marshimin drejt bulevardit kryesor “Dëshmorët e Kombit”, shkruan A2.

Ende nuk dihet nëse do të ketë një ndalesë para Kryeministrisë apo një qëndrim në karriget që vetë kryeministri Edi Rama vuri para Kryeministrisë si ftesë e hapur për dialog.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos