Mediat ukrainase dhe ruse raportuan se objekte të shndritshme u panë në qiellin mbi Kazakistan të enjten në mbrëmje dhe në kanalet ruse të Telegram u përhapën spekulime se ato ishin mbetjet e raketës balistike me rreze të mesme veprimi Oreshnik, e cila supozohet se është një superarmë e Rusisë.
Vetë propagandistët rusë pohojnë se ishte pikërisht raketa balistike Oreshnik, që dyshohet se u lëshua nga poligoni Kapustin Yar në rajonin e Astrakhanit në kufirin me Kazakistanin.
Kanali i famshëm i Telegramit Readovka raporti për topat e zjarrit duke thwnw se u vunw re në qiell mbi Kazakistanin, Kirgistanin dhe kufirin me Rusinë.
Sipas astronomes Svetlana Moshkina nga Instituti Astrofizik Fesenkov, siç raportohet nga portali ukrainas Focus, pamjet mund të tregojnë fazat e anijes kozmike që digjet në atmosferë.
Është e mundur që këto të jenë pjesë të një rakete të lëshuar në pjesët e dendura të atmosferës ku u shkatërrua, dhe pjesët e saj lanë një gjurmë të lehtë në qiell.
RBC Ukraina raporton se Ministria e Mbrojtjes e Kazakistanit raportoi se nuk janë regjistruar shkelje të hapësirës ajrore të vendit dhe se nuk ka kërcënime për popullsinë.
???????????? Bright objects were spotted in the sky over Kazakhstan, in areas close to the border with the Russian Federation, and an unusual celestial phenomenon was also spotted over Russia itself
— MAKS 25 ???????????? (@Maks_NAFO_FELLA) June 5, 2025
???? Some Z-patriots claim that this is the unsuccessful launch of "Oreshnik". pic.twitter.com/AksSqgsCoJ
"Ky fenomen të kujton mbetjet e një anijeje kozmike që rihyn në atmosferë ose një shi meteorësh. Zakonisht të gjitha digjen në shtresat e dendura të atmosferës dhe nuk arrijnë në sipërfaqen e Tokës", shpjegoi Ministria e Mbrojtjes.
Russian Radio1 raporton se ka të ngjarë të jetë kjo e fundit, pasi atë ditë nuk pati lëshim nga Kozmodromi rus i Baikonurit në Kazakistan.
Kulmi i aktivitetit të meteorëve pritet të ndodhë të enjten dhe të premten, kur pritet të shfaqen deri në 50 objekte në orë. Ky fenomen mund të vërehet nga çdo pikë e globit.
Ministria shtoi se qytetarët e vendit duhet të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin përhapjen e informacionit të rremë, dhe se autoritetet kompetente tashmë po e hetojnë fenomenin.
Kujtojmë se në nëntor 2024, forcat ruse nisën një sulm me raketa balistike me rreze të mesme veprimi në Dniepro. Rusia pretendoi se raketa e përdorur në sulm ishte raketa e re “Oreshnik”, e cila thuhet se është e aftë të mbajë koka të shumta bërthamore.
Më pas u përcaktua se “Oreshnik” është ndoshta një modifikim i raketës RS-26 Rubež. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, rrezja e saj vlerësohet në rreth 5,500 km, dhe ka pak informacion të disponueshëm publikisht rreth vetë raketës. (A2 Televizion)