Një duzinë dronësh ukrainas goditën një bazë ajrore në Ryazan dhe një depo nafte në Saratov, e cila furnizon flotën e bombarduesve strategjikë të Rusisë të vendosur në bazën ajrore Engels-2, që ndodhet aty pranë.
Sulmi me dronë ndodhi herët mëngjesin e së premtes, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë zjarrin që përhapet nga një rezervuar nafte në tjetrin.
Baza Engels-2 ndodhet rreth 500 kilometra në lindje të kufirit ukrainas dhe rreth 730 kilometra në juglindje të Moskës. Shtabi ushtarak ukrainas konfirmoi sulmin, duke pretenduar se "sulme të shumëfishta" shkaktuan shpërthime dhe një zjarr të madh në rafinerinë e naftës që furnizon bazën ajrore Engels-2. Sipas raportimeve, tre rezervuarë karburanti u përfshinë nga flakët.
Our favorite oil depot in Engels. Is it burning? Oh yes, it is!
— NEXTA (@nexta_tv) June 6, 2025
Back in January, drones already paid a visit here — and the fire raged for days.
This depot stored fuel for Russia’s strategic aviation. Well, used to.
The governor of Saratov region confirmed the fire — but, of… pic.twitter.com/upBOfEOenu
Ushtria ukrainase tha gjithashtu se kishte në shënjestër bazën ajrore Diaghilev në rajonin e Ryazanit, ku ndodhen avionë furnizimi me karburant dhe shoqërimi, të cilët mbështesin sulmet raketore ruse.
Baza, e vendosur rreth 520 kilometra nga Ukraina, shërben gjithashtu si një qendër stërvitjeje dhe riparimi. Guvernatori i rajonit të Ryazanit, Pavel Malkov, tha se mbrojtja ajrore ruse shkatërroi dronët dhe nuk u raportuan viktima.
Në këtë bazë, Rusia mban të paktën 11 avionë transporti ushtarak Il-76, si dhe 7 bombardues strategjikë Tu-22 dhe 10 avionë luftarakë-bombardues Su-34.
Përveç kësaj, sipas Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës së Ukrainës për Kundërshtimin e Dezinformimit, një fabrikë e teknologjisë së lartë e sistemeve të kontrollit të aviacionit dhe raketave në rajonin e Tambovit u vu gjithashtu në shënjestër. Ai tha se fabrika prodhon komponentë për sistemet ruse të raketave dhe artilerisë. Guvernatori rajonal konfirmoi sulmin me dron në një strukturë të paspecifikuar dhe tha se tre persona u shtruan në spital me lëndime.
This night
— Tymofiy Mylovanov (@Mylovanov) June 6, 2025
Ukrainian drones struck oil depot in Engels - "Kristall", Saratov region pic.twitter.com/OOEaaxgSPs
Sulmet ukrainase erdhën vetëm disa orë para sulmeve ruse në Kiev, të cilat lanë të paktën katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Në të njëjtën kohë, Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 174 dronë ukrainas gjatë natës. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sabianin, tha se të paktën 10 dronë ukrainas kishin sulmuar kryeqytetin.
Tre aeroporte që i shërbejnë metropolit pezulluan përkohësisht operacionet. (A2 Televizion)