Rutte zbulon pakënaqësinë e Trump: Disa vende të NATO-s reaguan me vonesë ndaj Iranit

Nga A2 CNN
9 Prill 2026, 18:06 | Bota

Rutte zbulon pakënaqësinë e Trump: Disa vende të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zbuluar detaje nga bisedat me presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar se disa vende anëtare të aleancës nuk reaguan në kohë për të mbështetur SHBA-në në konfliktin me Iranin.

I pyetur për takimin, Rutte e përshkroi atë si “të sinqertë dhe të hapur”, duke shtuar se një komunikim i tillë është i nevojshëm mes aleatëve. Ai theksoi gjithashtu marrëdhënien e mirë personale me Trump, duke nënvizuar se preferon që diskutimet të zhvillohen drejtpërdrejt në tryezë.

Sipas tij, presidenti amerikan ka shprehur qartë zhgënjimin për faktin se “shumë aleatë nuk ishin me të” në momentet kyçe. Rutte pranoi se disa vende të NATO-s ishin “pak të ngadaltë” në ofrimin e mbështetjes, duke shtuar se edhe vetë aleatët u kapën disi në befasi nga zhvillimet.

Ai zbuloi se Trump nuk i kishte ndarë paraprakisht planet ushtarake me partnerët, për të ruajtur efektin e surprizës gjatë sulmeve fillestare ndaj Iranit, një vendim që sipas tij është i kuptueshëm në kushte të tilla.

Megjithatë, Rutte theksoi se aktualisht vendet evropiane po ofrojnë mbështetje të konsiderueshme për SHBA-në, me qëllim që të parandalohet që Irani të sigurojë armë bërthamore dhe të ruhet stabiliteti në rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos