Netanyahu: Do filloj negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur, por duam çarmatimin e Hezbollahut

Nga A2 CNN
9 Prill 2026, 17:49 | Bota

Netanyahu: Do filloj negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se ka dhënë udhëzim që Izraeli të fillojë bisedime paqeje me Libanin, të cilat do të përfshijnë edhe çarmatimin e Hezbollahut.

“Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, unë i dhashë udhëzim kabinetit dje që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Netanyahu në një deklaratë.

“Negociatat do të përqendrohen në çarmatimin e Hezbollahut dhe në vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos