"Samiti i paqes", Giorgia Meloni merr miratimin e Papa Leonit XIV

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 11:34 | Bota

"Samiti i paqes", Giorgia Meloni merr miratimin e Papa Leonit XIV

Ajo që deri orët e fundit dukej si një sugjerim në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në Vatikan, po merr formë.

Mbrëmjen e djeshme, 20 maj, ka pasur një telefonatë nga kryeministrja Giorgia Meloni me Papën, i cili ka konfirmuar gatishmërinë e Selisë së Shenjtë për të pritur negociatat, shkruan A2.

Lajmin për bisedën telefonike me Papën e ka bërë të ditur Palazzo Chigi. Gjithashtu, shpjegohet se ka pasur një takim edhe me Volodymyr Zelensky dhe disa liderë evropianë, në të cilin u ra dakord që të ruhej një koordinim i ngushtë midis partnerëve në funksion të një raundi të ri negociatash për arritjen e paqes.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos