Shqetësimet për angazhimin e Presidentit të ri të SHBA-së ndaj NATO-s janë ngritur, pasi ai është ankuar vazhdimisht për aleancën dhe tha se shtetet evropiane kontribuojnë shumë pak.
Sipas mediave të huaja, Sekretari i Mbrojtjes ka këmbëngulur se Donald Trump është i përkushtuar ndaj NATO-s dhe ka të drejtë të shtyjë vendet e tjera evropiane që të japin më shumë fonde në aleancën e sigurisë.
John Healey hodhi poshtë sugjerimet se Presidenti i ri i SHBA do të tërhiqet nga NATO, aleanca ushtarake e përbërë nga 30 vende evropiane përfshi SHBA dhe Kanadanë, pas raporteve të mëparshme që Trump ka diskutuar për ta bërë këtë.
Healey i tha Sky News: "Unë nuk pres që SHBA të largohet nga NATO".
“Ata e njohin rëndësinë e aleancës, ata e njohin rëndësinë e shmangies së konflikteve të mëtejshme në Evropë”, tha ai më tej.
"Por, unë them dhe kam argumentuar për disa kohë, se kombet evropiane në NATO duhet të bëjnë më shumë për forcimin e aleancës”, shtoi ai më tej, shkruan A2 CNN.
Ai shtoi se Trump “me të drejtë i shtyu vendet evropiane të bëjnë më shumë për të financuar më mirë NATO-n”. (A2 Televizion)