Sekretari i Mbrojtjes i SHBA: NATO afër konsensusit për rritjen në 5% të PBB-së të buxhetit të Mbrojtjes

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 15:07 | Bota

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA: NATO afër konsensusit për rritjen

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, ka folur pas një takimi me homologët e tij të NATO-s.

“Vendet atje e kalojnë shumë normën prej 2% dhe ne mendojmë se kanë arritur një konsensus shumë të ngushtë, pothuajse të barabartë, për një angazhim prej 5% për NATO-n”, tha ai, shkruajnë mediat e huaja.

SHBA-të po u bëjnë thirrje aleatëve të NATO-s të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtje, shumë më tepër se objektivat aktuale.

"Ka disa vende që nuk janë ende atje, nuk do të përmend asnjë emër," shtoi ai, shkruan A2 CNN.

I pyetur konkretisht për Mbretërinë e Bashkuar, ai thotë "ne do të arrijmë atje", duke nënkuptuar se do të flasin edhe për buxhetin e mbrojtjes së MB.

Ai u largua për një "foto familjare", një foto me ministra të tjerë në NATO, por shtoi se do të kthehet për t'iu përgjigjur më shumë pyetjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos