BQE ul normat e interesit në 2% mes të tensioneve tregtare me SHBA

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 14:58 | Bota

BQE ul normat e interesit në 2% mes të tensioneve tregtare me SHBA

Banka Qendrore Europiane ka vendosur të ulë normat e interesit për të tetën herë që nga vera e kaluar. Me uljen e sotme norma e interesit për depozitat bie në 2%, ajo për rifinancimin kryesor në 2.15% dhe ajo për kreditimin marxhinal në 2.40%.

BQE-ja rishikon poshtë me 0.3 pikë përqindjeje, krahasuar me parashikimet e marsit, vlerësimet e saj për inflacionin, i cili në vitin 2025 tani pritet të jetë 2% .

"Në skenarin bazë të projeksioneve të reja të stafit të Eurosistemit, inflacioni total do të ishte mesatarisht 2.0% në vitin 2025, 1.6% në vitin 2026 dhe 2.0% në vitin 2027. Rishikimet në rënie krahasuar me parashikimet e marsit, prej 0.3 pikë përqindjeje për vitet 2025 dhe 2026, pasqyrojnë kryesisht supozimet për çmime më të ulëta të energjisë dhe një forcim të euros”, thuhet në njoftimin për media të BQE-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos