
Campari është vënë në shënjestrën e policisë financiare të Italisë. Kompania dyshohet për evazion fiskal në shkallë të gjërë.
Policia financiare italiane ka sekuestruar aksione me vlerë prej rreth 1.3 miliardë eurosh të kompanisë së pijeve alkoolike Campari. Sipas hetuesve sekuestrimi u bë pas akuzave për evazion fiskal në shkallë të gjerë në lidhje me marrëveshje të ndryshme tregtare të lidhura me firma jashtë Italisë. Aksionet i përkasin Lagfin, aksionarit kryesor të kompanisë me seli në Milano. Lagfin Holdinig e ka selinë nëLuksemburg.
Hetuesit: "Mashtrim me deklaratat tatimore"
Hetimi kundër kompanisë Lagfin Holdinig nisën pas një auditi tatimor në degën italiane të kompanisë. Policia financiare dyshon se të ashtuquajturat fitime të dala nga të ashtuquajturuat taksat dalëse që paguhen në rastin e bashkimit të kompanive me seli në vende të ndryshme, nuk janë raportuar gjatë disa proceseve të mëparshme bashkimi.
Këto janë fitime kapitale të tatueshme që lindin kur asetet transferohen jashtë vendit. Shuma e kapitalit në fjalë thuhet të jetë më shumë se pesë miliardë euro, të cilat dyshohet se nuk janë taksuar. Prandaj hetuesit e akuzojnë kompaninë Lagfin Holdinig për "mashtrim me deklaratat tatimore".
Mashtim rreth 1.29 miliardë euro
Sipas llogaritjeve të policisë financiare Campari dhe Lagfin Holdinig i kanë mashtruar autoritetet tatimore italiane më shumë se 1.29 miliardë euro. Kjo shumë tani është siguruar duke ngrirë aksionet e Davide Camparit. Sekuestrimi u bë të premten në mbrëmje pas mbylljes së tregtimit. Lagfin mban 51.8 përqind të aksioneve të Campari. Kompania aktualisht vlerësohet në bursë me një vlerë prej më shumë se shtatë miliardë euro./ DW (A2 Televizion)
