
Policia ka ndaluar ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, shefja e Financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana.
Pas kallëzimit penal të Postës, prokurori i çështjes G. Frëngu ka nisur menjëherë veprimet procedurale dhe ka kërkuar mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së shtetit ku 3 punonjëset e akuzuara nga Posta Shqiptare për shkelje detyre dhe abuzim ne vlera të mëdha monetare.
Sistemi i kontrollit të brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Postës Shqiptare ka vetëkontrolluar dhe konstatuar abuzime me shuma të konsiderueshme nga zyrtarë të filialit të Postës Shqiptare në Durrës.
Mësohet se pas rezultateve paraprake të këtij kontrolli, shuma e dyshuar që mungon nga të ardhurat që duhej të dorëzoheshin nga filiali i Postës së Durrësit janë minimalisht në vlerën e 700 mijë eurove, shkruan A2. (A2 Televizion)