SHBA mban anën e Rusisë në OKB

Nga Rosalba Bejdo
25 Shkurt 2025, 13:04 | Bota

Shtetet e Bashkuara mbajtën anën e Rusisë në dy votime të kryera në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me rastin e përvjetorit të tretë të luftës në Ukrainë, duke theksuar ndryshimin e qasjes amerikane ndaj konfliktit nën udhëheqjen e Trump.

Fillimisht, Uashingtoni kundërshtoi një rezolutë të hartuar nga Europa që dënonte veprimet e Moskës duke mbështetur integritetin territorial te Ukrainës, duke votuar në të njëjtën mënyrë si Rusia, Koreja e Veriut apo Bjellorusia gjatë Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork.

Më vonë, SHBA propozoi dhe votoi në favor të një rezolute në OKB e cila kërkonte fundin e luftës, por që përmbahej nga kritikat për Rusinë. Këshilli i Sigurimit e miratoi rezolutën, por dy aleatë kyçë të SHBA, Britania e Madhe dhe Franca abstenuan pasi përpjekjet e dyta për të ndryshuar tekstin e rezolutës u kundërshtuan me veto. 

Dorothy Camille Shea, Ambasadore në detyrë e SHBA në OKB, tha: “Një deklaratë historike e Asamblesë së Përgjithshme e cila sheh përpara dhe jo pas. Një rezolutë e fokusuar tek ideja e thjeshtë: t’i jepet fund luftës. Një rrugë drejt paqes është e mundur”. 

Rezolutat e OKB u vunë në tryezë teksa Presidenti francez Emmanuel Macron vizitonte Trumpin në Shtëpinë e Bardhë në përpjekjen për të sheshuar dallimet për luftën, e të njëjtën gjë do të bëjë kryeministri britanik Keir Starmer të enjten. Ndasitë u shfaqën hapur në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh të hënën, diplomatët europianë vunë në tryezë një tekst të detajuar që fajësonte Rusinë për luftën 3-vjeçare dhe mbështeste integritetin territorial të Ukrainës.

Anëtarët e votuan atë me 93 vota, por në një hap të pazakontë SHBA e kundërshtoi. Rezoluta u miratua në fund pas abstenimit të SHBA, por vetëm pasi teksti u ndryshua duke hequr kritikat ndaj Rusisë.

Në këshillin e fuqishëm të sigurimit prej 15 anëtarësh rezoluta e pandryshuar e SHBA, që kërkonte fundin e konfiktit po përmbahej nga fajësimi i Rusisë, u miratua me 10 vota. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos