SHBA mohon deklaratat për tërheqje nga bisedimet e paqes në Ukrainë

Nga A2 CNN
3 Maj 2025, 09:09 | Bota

SHBA mohon deklaratat për tërheqje nga bisedimet e paqes në

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, i quajti të rreme raportet se SHBA-ja po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së pjesëmarrjes së tyre në zgjidhjen e situatës në Ukrainë.

Gjatë një interviste për Fox News, Bruce mohoi me forcë raportet se Shtetet e Bashkuara ishin tërhequr nga bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, duke i quajtur ato të rreme dhe duke theksuar përfshirjen e vazhdueshme të Amerikës.

"Ideja se do të tërhiqemi nuk është e vërtetë. Nëse nuk ka përparim të qartë në marrëveshje, mund ta ndryshojmë pak qëndrimin tonë", shpjegoi ajo, duke vënë në dukje se "ky padyshim nuk është një hap prapa nga procesi në asnjë mënyrë", tha Bruce në The Guy Benson Shoë.

Bruce theksoi gjithashtu se vendimi për një tërheqje të mundshme nga procesi negociues mbetet ende i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.

Ndërkohë në rajonin e Khersonit, një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse gjatë natës që goditën zonat e banuara, duke dëmtuar rreth dhjetë shtëpi.

Forcat mbrojtëse të Moskës pretendojnë se kanë shkatërruar 170 dronë ukrainas mbi rajone të ndryshme ruse gjatë natës, si dhe 11 raketa (tetë raketa lundrimi anti-anije Shadoë Storm dhe tre raketa lundrimi Neptune-Md të prodhuara në Ukrainë) dhe 14 dronë detarë (anije sulmi pa pilot) mbi Detin e Zi, raportoi Ministria Ruse e Mbrojtjes, duke cituar agjencinë Tass. Gjithashtu sipas Tass, fragmente të dronëve ose raketave shkaktuan disa dëme në qytetin e Novorossiysk, pranë Urës Kerch, e cila lidh territorin metropolitan rus me Krimenë.

   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos