"Sherre si në PD ndodhin edhe brenda partive në Francë"- Burimi: Kokat hëngshin

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 21:24 | Bota

"Sherre si në PD ndodhin edhe brenda partive në

Gazetari Genc Burimi i cilëson si normale debatet e brendshme në Partinë Demokratike dhe madje edhe lëvizjet që mund të shfaqen brenda saj.

Në Off the Record, Burimi u shpreh se nuk duhet të humbet kohë me debatet e brendshme të partive, por me gjetjen e alternativave se si do të luftohet korrupsioni.

“Në Francë nuk merren me jetën e brendshme të partive. Problem në Shqipëri është korrupsioni dhe nuk ka asnjë nga opozita të ketë propozime zgjidhje. Jeta e brendshme është jetë e brendshme. Nuk duhet të humbasim kohë. Nëse Salianji krijon një lëvizje, duhet të analizojmë çfarë produkte sjellë. Kjo ndodh kudo dhe gjatë gjithë kohës. Po bëhet nami me korrupsionin. Mos humbisni kohë me Salianjin, është cështje e brendshme. Kokat hëngshin. Kryeministri të shohë turpin me të cilin po mbulohet”, tha Burimi për Andrea Dangllin.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos