
Autoritetet në Hong Kong kanë vënë në pranga 13 persona për vrasje me dashje në lidhje me zjarrin gjigand që shpërtheu në një kompleks apartamentesh në Wang Fuk Court në Tai Po dhe që iu mori jetën të paktën 151 personave.
I cilësuar si një ndër zjarret më të rëndë në 75 vitet e fundit, autoritetet njoftojnë se hetimet vijojnë për të zbuluar të gjithë personat përgjegjës që me veprimet apo mosveprimet e tyre ndikuan në këtë tragjedi.
Hetuesit kanë zbuluar se nga 20 mostrat e rrjetave mbrojtëse të përdorura në skelat rreth kullave të kompleksit nuk përmbushnin standardet e sigurisë nga zjarri.
Inspektimet fillestare treguan se materialet ishin në përputhje me standardet, por më vonë u zbulua se ishin materiale më të lira dhe të pacertifikuara. (A2 Televizion)