Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një shpërthim në një ndërtesë 29-katëshe në kompleksin rezidencial Alye Parusa në Moskë.
Agjencia Ria Novosti, e cila raporton gjithashtu për tre të plagosur, citon një përfaqësues të shërbimeve emergjente të kryeqytetit rus të ketë thënë se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një bombe.
Ende nuk ka detaje për këtë ngjarje, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën. (A2 Televizion)