“Është e padurueshme”, ambasadori palestinez në OKB shpërthen në lot

Nga Erjon Dervishi
29 Maj 2025, 17:46 | Bota

Ky është reagimi i përfaqësuesit të lartë palestinez në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Viktimat, shumica civile, pjesa më e madhe e tyre fëmijë, ka tronditur sallën më të lartë të OKB-së, ku merren edhe vendimet më të rëndësishme për paqen dhe luftën.

Riad Mansur, në momentin që po mbante fjalën, nxori lot i emocionuar nga shifrat e larta të vrasjeve të ushtrisë izraelite në Gazën jugore, shkruan A2.

“Është e padurueshme. Si mundet dikush? Më falni Zoti President. Unë kam nipa dhe mbesa. E di se çfarë do të thotë për familjet e tyre dhe të shikosh këtë situatë në Palestinë pa pasur një zemër për të bërë diçka, është përtej mundësive dhe aftësive të ndonjë qenie humane e cila mund ta tolerojë”, Ryiad Mansour, ambasador palestinez në OKB.

Më tej, zyrtari palestinez foli për ndalimin e genocidit në Gaza dhe shpëtimin e jetëve të fëmijëve.

“Nëse e ndalojmë këtë gjenocid para se të vritet edhe ajo... Dr.Al-Najjar, e cila po nderonte misionin e saj fisnik si mjeke, duke u përpjekur të shpëtonte jetë, pa fëmijët e saj, ndërsa mbërritën në spital, trupat e tyre të djegur dhe tashmë të vdekur. Ajo humbi nëntë nga 10 fëmijët e saj. Një tmerr dhe traumë që mendja nuk mund ta kuptojë… Meqë Izraeli nuk mund t'i rezistojë zjarrit. Fëmijët palestinezë janë vrarë dhe rreth 4000 janë lënduar”, tha Mansour.

Sakaq, bëhet e ditur se Qeveria e Izraelit ka miratuar 22 vendbanime të reja hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, një veprim që mund të thellojë ndarjet me disa aleatë, të cilët kanë kërcënuar me sanksione për zgjerim të mëtejshëm. E djathta ekstreme e cila avokon për sovranitetin izraelit mbi Bregun Perëndimor, shkroi në X se vendbanimet e reja do të vendosen në zonën veriore të Bregut Perëndimor, pa specifikuar se ku.

Mediat izraelite cituan Ministrinë e Mbrojtjes të thoshte se në mesin e vendbanimeve të reja hebraike, do të legalizoheshin "postat" ekzistuese dhe do të ndërtoheshin gjithashtu vendbanime të reja.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos