Sot takimi Trump-Putin, diskutohet për luftën në Ukrainë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2025, 08:08 | Bota

Sot takimi Trump-Putin, diskutohet për luftën në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen sot në Alaska për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

Trump thotë se Putin nuk do të “bëjë lojëra” në takimin e tyre të parë kokë më kokë në gjashtë vjet, shkruan A2.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është përjashtuar nga bisedimet dhe ka paralajmëruar se vendimet e marra në mungesë të tij do të jenë të pavlera.

Trump dhe Putin do të takohen në Alaskë, tokën amerikane që dikur ishte ruse. Alaska i përkiste Rusisë deri në vitin 1867, kur u ble nga Shetet e Bashkuara të Amerikës. Pastaj, në vitin 1959, ajo u bë shtet amerikan.

Ndihmësi presidencial rus, Yuri Ushakov, tha se ishte një vend “logjik” për t’u takuar, pasi vetëm Ngushtica e Beringut ndan dy vendet.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos