Bashkimi Evropian dërgoi dy aeroplanë për të ndihmuar Spanjën në përballimin e zjarreve, pasi vendi aktivizoi për herë të parë mekanizmin e BE-së për ndihmë në rast katastrofash.
Ministri i Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, u tha mediave lokale se kishte kërkuar nga BE-ja që dy avionë uji të vendoseshin në zonat më të prekura.
Ndihma vjen ndërsa një person i tretë vdiq për shkak të lëndimeve të pësuara gjatë luftimit të një zjarri në pyll të enjten në mëngjes.
Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës, ka paralajmëruar se vala e të nxehtit do të vazhdojë deri të hënën, me temperatura që pritet të kalojnë 44 gradë Celsius në disa zona, duke ngritur shqetësime se zjarret do të përhapen më tej.
Spanja është midis disa vendeve evropiane që po përjetojnë temperatura përvëluese dhe po luftojnë me zjarret e egra, të cilat i kanë kërkuar ndihmë BE-së.
Greqia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë aktivizuar gjithashtu mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së, i cili i lejon çdo vendi të goditur nga një fatkeqësi - si në Evropë ashtu edhe më gjerë - të kërkojë ndihmë emergjente. (A2 Televizion)