Spikerja e BBC i tregon gishtin e mesit kamerës në transmetim direkt

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 14:44 | Bota

Një spikere e BBC i ka treguar gishtin e mesit kamerës, duke mos qenë në dijeni se transmetimi tashmë kishte nisur. Videoja u bë shumë shpejt virale në rrjet.

Maryam Moshiri shihet teksa bën gjestin e pahijshëm duke parë nga kamera dhe merr pamje serioze disa sekonda më pas pasi kupton ishte “live”.

Moshiri, një nga prezantueset kryesore të rrjetit televiziv, duket se e kupton shpejt se ishte në transmetim dhe nis më pas të lexojë titujt për Boris Johnson.

"Live nga Londra , ky është BBC News," thotë ajo, duke tentuar të mbajë qetësinë pas gjestit që i shpëtoi.

Incidenti ndodhi në orës 12.00 të mesditës me orën e Britanisë së Madhe të mërkurën.  

Shikuesit reaguan masivisht në internet. Disa reaguan të indinjuar për mungesën e profesionalizmit nga ana e Moshiri-it, ndërsa të tjerë, shpreheshin me shaka se ndihen njëlloj për vendin e tyre të punës.

Ky nuk është incidenti i parë që ndodhe me  BBC Neës. Rrjeti u detyrua të kërkojë ndjesë pasi prezantuesi i motit bëri të njëjtin gjest. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos