Tajfuni më i fuqishëm i vitit, Ragasa deri më tani ka shkaktuar 14 vdekje dhe 18 të plagosur ndërsa ka kaluar mbi Tajvan, ndërsa numri i të zhdukurve është rritur në 124.
Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga autoritetet lokale, sipas të cilave rreth 100 persona janë të bllokuar në pritje të shpëtimit, shkruan A2 CNN.
14 persona humbën jetën pasi një barrierë liqenore dhjetëra vjeçare u thye nën peshën e shirave të rrëmbyeshëm në qarkun lindor Hualien, duke shkaktuar përmbytje të mëdha që rrëzoi një urë dhe goditi qytetin Guangfu. Gjeologët e kanë përshkruar atë si një "cunami nga malet".
Ndërkohë Kina ka evakuuar gati dy milionë njerëz nga provinca jugore e Guangdong ndërsa super tajfuni Ragasa po afrohet në tokë, raportojnë mediat lokale. (A2 Televizion)