Tanket pranë Damaskut, Katari: E papranueshme nëse Izraeli shfrytëzon situatën në Siri

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2024, 12:19 | Bota

Tanket pranë Damaskut, Katari: E papranueshme nëse Izraeli

Katari ka thënë se është e papranueshme që Izraeli të "shfrytëzojë" situatën aktuale në Siri dhe të shkelë sovranitetin e tij.

Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari i bëri komentet në një konferencë për shtyp sot.

I pyetur për çdo komunikim me fraksionin kryesor rebel të Sirisë, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), Al-Ansari tha se dyert e Katarit janë të hapura për të gjitha palët e interesuara në Siri.

Kujtojmë se sipas Reuters, forcat izraelite janë afër kryeqytetit sirian të Damaskut.

Burimet thanë se Izraeli kishte arritur rreth 16 milje në jugperëndim të Damaskut pasi pushtoi një zonë tampon në Sirinë jugore.

Por një zëdhënës izraelit i tha Reuters: "Nuk është e vërtetë, forcat nuk janë larguar nga zona tampon".

Raportet erdhën pasi sulmet ajrore izraelite goditën Sirinë gjatë natës, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos