Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasjen me armë zjarri të shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson, në qytetin e Nju Jorkut.
Sipas mediave të huaja, Luigi Mangione u arrestua në një McDonald's në qytetin Altoona, Pensilvani, rreth 280 milje (450 km) në perëndim të qytetit të Nju Jorkut të hënën, pasi një klient në një dyqanin e ushqimit të shpejtë e njohu atë.
Autori është një i diplomuar në Ivy League nga një familje e njohur në Maryland. Atij iu gjet një armë dhe një dokument i shkruar me dorë ku shkruhej "motivim dhe mentalitet", sipas policisë, shkruan A2 CNN.
Mangione më pas u paraqit në një gjykatë të Pensilvanisë për t'u gjykuar për pesë akuza fillestare dhe iu mohua lirimi me kusht.
Vetëm disa orë më vonë, hetuesit e Nju Jorkut e akuzuan Mangione për vrasje dhe katër akuza të tjera, përfshirë akuzat për armë zjarri.
Thompson, 50 vjeç, u qëllua për vdekje pas shpine mëngjesin e së mërkurës së kaluar jashtë hotelit Hilton në Midtown Manhattan, ku UnitedHealthcare, gjiganti i sigurimeve mjekësore që ai drejtonte, po mbante një takim investitorësh.
Policia thotë se ai ishte në shënjestër të një vrasjeje të planifikuar paraprakisht, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)