Tarifat befasuese të Trump, Juani i Kinës arrin nivelin më të ulët historik

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 21:35 | Bota

Tarifat befasuese të Trump, Juani i Kinës arrin nivelin më

Juani i Kinës ka arritur një rekord të ulët ditën e sotme, pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi Pekinin me tarifa shtesë prej 50%, duke e çuar taksën totale në 104% (dhe që do të vihet në zbatim ditën e mërkurë).

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se Juani arriti nivelin më të ulët që kur filloi tregtimin në vitin 2010, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë tregjet janë të përgatitur për atë që mund të shndërrohet në një luftë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.

Pekini ka refuzuar t'i përkulet asaj që e quan "shantazh" dhe është zotuar të "luftojë deri në fund", shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se javën e kaluar Trump vendosi tarifa edhe ndaj shumë vendeve të tjera të botës, të cilat ishin në përqindje të ndryshme për shtete të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos