Hamasi ka liruar tre pengjet izraelite për të cilët kishte marrë edhe një kërcënim të drejtpërdrejtë nga ana e Presidentit Amerikan, Donald Trump. Pengjet izraelitë mbërritën në Gaza pasi ndërmjetësuesit egjiptianë dhe Katari ndihmuan në shmangien e një përplasjeje që kërcënoi të fundoste armëpushimin e brishtë. Militantët e armatosur të Hamasit i ngjitën tre pengjet në një skenë në Khan Younis.
Të tre pengjet u kthyen në këmbim të 369 të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë, një shkëmbim që lehtëson frikën se marrëveshja mund të shembet përpara përfundimit të një armëpushimi 42-ditor. Dekel-Chen, amerikano-izraelit, Troufanov, izraelit rus dhe Horn, vëllai i të cilit Eitan u rrëmbye gjithashtu, u kapën në Kibbutz, një nga komunitetet rreth Rripit të Gazës që u pushtua nga persona të armatosur të Hamasit më 7 tetor 2023, shkruan A2 CNN.
Pengjet duken të dobët fizikisht. Rrëfimet për abuzimit nga pengjet e tjerë të liruar që nga 19 janari, kur armëpushimi hyri në fuqi, ka nxitur protestat izraelite duke kërkuar që qeveria t'i përmbahet armëpushimit dhe të vazhdojë me fazën tjetër të marrëveshjes për të sjellë të gjithë pengjet në shtëpi. Në një përpjekje të dukshme për të shmangur disa nga kritikat për keqtrajtimin e pengjeve, Xhihadi Islamik, grupi militant që është aleat me Hamasin dhe që po mban Troufanov, publikoi një video të tij të premten, duke e treguar atë duke ngrënë dhe duke peshkuar në plazhin e Gazës.
Militantët e Hamasit kanë liruar gjithsej 19 pengje izraelite si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, nga një total prej 33 të premtuar në intervale të ndryshme gjatë kësaj faze. Tetë nga ata 33 janë të vdekur, sipas qeverisë izraelite. (A2 Televizion)