“Të paftuar”, zv/presidenti amerikan JD Vance dhe bashkëshortja e tij vizitojnë Groenlandën mes tensioneve

Nga A2 CNN
28 Mars 2025, 17:43 | Bota

“Të paftuar”, zv/presidenti amerikan JD Vance dhe

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka mbërritur në Groenlandë për të vizituar bazën ushtarake amerikane Pituffik Space, mes tensioneve të shtuara për një tentativë të mundshme të SHBA për të marrë kontrollin e territorit danez.

Vance, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Usha, nuk dha deklarata për mediat pas mbërritjes në ishull dhe u fut menjëherë në një automjet të blinduar. Gjatë një fjalimi para trupave amerikane, ai e quajti këtë vizitë një “gjë mjaft interesante”, duke qenë zëvendëspresidenti i parë amerikan që viziton Groenlandën.

Megjithatë, vizita është parë si një provokim nga Kopenhageni, teksa presidenti Donald Trump vijon përpjekjet për të aneksuar ishullin e pasur me burime natyrore. Protesta kundër pranisë amerikane janë planifikuar në disa qytete, ndërsa autoritetet kanë dërguar forca shtesë policore për të monitoruar situatën.

Më parë, Usha Vance do të merrte pjesë në një garë me qentë e dëborës në Sisimiut në Groenlandë, por vizita u anulua pasi banorët vendas refuzuan të takoheshin me të dhe paralajmëruan protesta.

“Të paftuar”, zv/presidenti amerikan JD Vance dhe

Trump ka theksuar se SHBA ka nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta marrë atë. Kryeministri danez, Mette Frederiksen, e ka dënuar vizitën si “presion të papranueshëm” mbi Groenlandën dhe Danimarkën, duke thënë se SHBA po vepron pa respekt ndaj një aleati.

“Të paftuar”, zv/presidenti amerikan JD Vance dhe

Ndërkohë, Rusia ka shprehur shqetësimin e saj për planet amerikane në Arktik, duke i cilësuar ato si kërcënim për sigurinë globale. Groenlanda kërkon pavarësi nga Danimarka, por asnjë parti politike në vend nuk mbështet bashkimin me SHBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos