Shifra tragjike të viktimave pas tërmetit në Mianmar, raportohet për 144 të vdekur dhe 732 të plagosur

Nga A2 CNN
28 Mars 2025, 16:35 | Bota

Shifra tragjike të viktimave pas tërmetit në Mianmar, raportohet

Rreth 144 persona kanë vdekur dhe 732 janë plagosur deri më tani në Mianmar, pas tërmetit që goditi qendrën e vendit më herët.

Ekipi Birmanez i BBC thotë se këto shifra vijnë nga udhëheqësi ushtarak i Mianmarit, Min Aung Hlaing, i cili thotë se shifrat pritet të rriten në vijim.

Duke zbërthyer shifrat e reja të viktimave, udhëheqësi ushtarak thotë se 96 njerëz kanë vdekur në Nai Pyi Taw, 18 në Saigaing dhe 30 në Mandalay.

Sa i përket të plagosurve, 132 prej tyre ishin në Nay Pyi Taw dhe 300 ishin në Sagaing, me numra që ende janë të diskutueshme në zona të tjera, tha figura ushtarake.

Në Tajlandë, siç kemi raportuar tashmë, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese shumëkatëshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos