Kryeministrja italiane ngre dyshime mbi planin për një 'forcë sigurie' evropiane në Ukrainë

Nga A2 CNN
28 Mars 2025, 15:29 | Bota

Kryeministrja italiane ngre dyshime mbi planin për një

Kryeministrja e Italisë ka folur për mediat britanike pas samitit të Ukrainës në Paris ditën e djeshme.

Sipas mediave të huaja, në një intervistë me Financial Times, Giorgia Meloni tha se ideja për të zgjedhur mes SHBA-së dhe Evropës është "fëminore".

Është "në interes të të gjithëve" të kapërcehen tensionet në marrëdhëniet transatlantike, shtoi ajo, duke i përshkruar disa reagime ndaj Donald Trump si "shumë pak politike".

"Unë jam konservatore. Trump është një udhëheqës republikan," tha ajo, shkruan A2 CNN.

“Sigurisht që jam më afër tij se sa shumë të tjerë, por e kuptoj një lider që mbron interesat e tij kombëtare”, tha ajo më tej.

"Unë mbroj interesat e vendit tim," vazhdoi ajo.

Ajo tha se shpreson se qasja "konfrontuese" e Trump në mbrojtjen evropiane do ta detyronte kontinentin të marrë përgjegjësinë.

"Më pëlqen të them se kriza gjithmonë fsheh një mundësi," shtoi ajo, shkruan A2 CNN.

Ajo është gjithashtu skeptike në lidhje me propozimin për një "forcë sigurie" evropiane për Ukrainën.

"Ne duhet të jemi të kujdesshëm këtu. Kjo mund të shihet më shumë si një kërcënim," tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos