Të shtëna në shkollën amerikane, 2 viktima dhe 1 i plagosur

Nga A2 CNN
23 Janar 2025, 07:15 | Bota

Të shtëna në shkollën amerikane, 2 viktima dhe 1 i plagosur

Dy studentë adoleshentë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur nga një sulm me armë që ndodhi në shkollën e mesme Antioch në South Nashville të mërkurën.

Sulmuesi, një 17-vjeçar, qëlloi dy studentë në kafenenë pranë shkollës rreth orës 11:09 para se të vriste veten.

Njëra nga viktimat, një femër, u dërgua menjëherë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, por më pas ndërroi jetë nga plagët e marra.

Ky incident vjen pak më shumë se dy vjet pas një tjetër tragjedie të ngjashme në Nashville, ku tre studentë dhe tre anëtarë të stafit u qëlluan për vdekje në shkollën The Covenant School. Pas atij sulmi, policia ndërhyri dhe vrau sulmuesin.

Guvernatori i Tennessee-t, Bill Lee, shprehu ngushëllimet e tij dhe tha se po lutej për viktimat, familjet e tyre dhe komunitetin e shkollës.

Senatori Jeff Yarbro nga Nashville bëri thirrje që legjislatura të fillojë të merret me problemet e sigurisë për të mbajtur fëmijët të sigurt në shkolla. Ai theksoi se "fëmijët e shkollave të mesme duhet të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë pa frikë dhe pa rrezik për jetën e tyre." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos