Trump, presion Moskës. Zyrtari rus: Mundësia e një marrëveshje është shumë e vogël

Nga A2 CNN
22 Janar 2025, 23:30 | Bota

Trump, presion Moskës. Zyrtari rus: Mundësia e një

Moska i është kundërpërgjigjur presionit të Donald Trump për arritjen e një marrëveshje me Ukrainën.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se për momentin Rusia ka një dritare shumë të vogël mundësie për të bërë marrëveshje me Donald Trump, por Moska po përgatitet për diskutimet e ardhshme të Presidentit Vladimir Putin me Presidentin e ri të SHBA-së.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, i cili mbikëqyr marrëdhëniet me SHBA-në dhe kontrollin e armëve, tha për mediat ruse se krahasuar me mungesën e shpresës në çdo aspekt të shefit të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, sot ekziston një mundësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos